Që të ëndërrosh duhet të kesh një ëndërr! Tirana është qyteti që nuk i lë asnjëherë ëndrrat të flenë, por ofron gjithmonë mundësi për të eksploruar dhe zbuluar më shumë. Ne po punojmë çdo ditë për të ofruar më të mirën për të gjithë, të krijojmë një qytet i cili promovon talentet, zhvillimin social e kulturore, diversitetin dhe rritjen ekonomike.
Në Tiranë janë të mirëpritur të rinjtë që duan të arsimohen, zhvillohen dhe rriten profesionalisht, por edhe ata të cilët kërkojnë të mësojnë nga eksperiencat e reja, për të bërë ndryshime në çdo aspekt të jetës së tyre. E ardhmja e vendit tonë varet pikërisht nga zhvillimi i qyteteve.
Jam i sigurt, se me talentin, aftësinë, energjinë dhe besimin në vetvete, të gjithë bashkë mund të ndërtojmë një qytet edhe më të mirë, për një të ardhme plot shpresë.
Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Erion Veliaj