logo
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna aliquam erat volutpat. Ut wisi enim ad

Discover Places

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh

A e dini se në Tiranë, studentët e kanë transportin falas?

Herën e parë kur unë erdha në Tiranë nga një qytet më i vogël, ky qytet më dukej më i madhi në botë. Dukej sikur do të humbja mes rrugëve që lidheshin me njëra tjetrën dhe të nxirrnin përsëri në të njëjtin vend. Por me ditët që kalonin, rruga nga konvikti në fakultet u bë e njohur për mua dhe u mësova. Miq të mitë të cilët studionin dhe jetonin prej vitesh në Tiranë, më tregonin eksperiencat e tyre dhe e donin këtë qytet në të njëjtën mënyrë a ndoshta edhe më shumë se qytetin e tyre të lindjes. Më thoshin gjithmonë se ky qytet do të më bëhej i dashur për mua dhe që nuk do të ishte e vështirë të mësohesha me të.

Rrugët e gjata që bëja në këmbë u shkurtuan kur unë mësova stacionet, ngjyrat e autobuzëve që duhej të merrja, të memorizoja stacionet ku duhet të zbrisja. Çdo herë që kisha ecur në këmbë, memorizoja një kafe pranë lagjes ku jetoja dhe një librari pranë fakultetit. Autobuzi ishte një eksperiencë më vete, që në fillim dukej si sfidë; sepse kur vjen nga një qytet i vogël ku për 30 minuta ke vizituar çdo lagje në këmbë, Tirana duket qyteti më i madh në botë.

Kur unë erdha studente vitin e parë sapo kishte filluar të funksiononte karta e studentit, e cila dukej si një mundësi e re për të gjithë ne me të gjitha shërbimet që ofronte. Unë kur mësova të gjitha linjat e urbanëve, rrugët që duhet të bëja dhe 2 linja që duhet të ndërroja nga konvikti në fakultet, e kuptova se më mirë se të paguaja çdo rrugë biletën, më leverdiste të merrja abonenë të cilën e kisha falas nga Karta e Studentit.

Me gjithë eksperiencat që kisha dëgjuar, mendoja se do të prisja nëpër radhë të gjata për të marrë, por në web dhe faqe online ishin të publikuara të gjitha pikat në të cilat mund të merrje abonenë e studentit, duke u paraqitur me kartë dhe një fotografi tënden. Në fakt binda edhe miqtë e mi për të gjitha mundësitë që kishim përmes kartës, uljeve dhe angazhimeve të ndryshme në qytet.

2 kioskat tek Ushtari i Panjohur dhe kioska te Rruga e Kavajës ishin në qendër, të cilat mund të aksesoheshin nga të gjithë studentët, nga secili fakultet. Por edhe për fakultetet të cilat ishin më të distancuara nga qendra për shkak të vendndodhjes së tyre ishte menduar përmes kioskave të vendosura më pranë fakulteteve. Në fakt për ti orientuar edhe miqtë e mi ia tregoja, duke qenë se secila nga grupi jonë kishte zgjedhur një fakultet ndryshe. Pranë QSUT ishte kioska te rruga e Dibrës; kioska te rruga “Arben Broci” – pranë Fakultetit të Ekonomisë; dhe te rruga “Muhamet Gjollesha” pranë Inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo u bë edhe një formë gare mes nesh, se cila prej gocave të grupit do ta merrte e para dhe do të shënonim rrugë e parë të secilit muaj me abonenë e re.

Duke qenë se grupi jonë më i ngushtë ishte vetëm me vajza, vendosëm ta kthenim edhe në një sfidë me veten duke kursyer në një arkë të vogël të gjitha lekët që mund të shpenzonim në transport. Me lekët që secila prej nesh kishte kursyer, një ditë pushimi e vendosnim të organizonim një ditë qejfi. Sepse Tirana ishte qyteti i cili i bën të ndihen si në shtëpi, edhe ne që vinim nga qytetet e vogla me më pak mundësi.