logo
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna aliquam erat volutpat. Ut wisi enim ad

Discover Places

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh

“Mirësevjen Party 2023”

Eventi “Mirësevjen Party 2023” u zhvillua gjatë datës 30 Tetor, në ambjentet e jashtme të Piramidës së Tiranës, ku ishin të ftuar organizata dhe sipërmarrje të ndryshme nga fushat e medias, muzikës, inovacionit, dhe shumë të tjera, të cilat ndanë eksperiencat e tyre dhe ofruan sfida të reja dhe mundësi për të rinjtë e pjesëmarrës. Përgjatë ambjentit të jashtëm të Piramidës u ngritën 50 çadra me qëllim akomodimin e organizatave dhe bizneseve të ndryshme, që morën pjesë në event. Po ashtu gjatë ditës së panairit krah çadrave, ishin vendosur food zone si edhe stage ku luanin Dj të ndryshëm.

“Guida Studentore  2023” përmes organizatave rinore, universiteteve, bizneseve nga të rinjtë për të rinjtë, bankave dhe subjekteve të tjera pjesmarrëse në panair dha informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë. Ky event i uroi mirëseardhjen jo vetëm studentëve të rinj që vijnë për herë të parë në Tiranë, por edhe studentëve që tashmë jetojnë dhe studiojnë në kryeqytet. Eventi nisi në orën 15.00 dhe përgjatë gjithë ditës tërhoqi interesin e qindra të rinjëve, të cilët ndaluan për t’u informuar nëpër çadra dhe shkëmbyen kontakte.

“Mirësevjen Party 2023” nuk ishte thjesht një ngjarje sociale, por një mundësi unike për studentët e rinj që të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të bëhen pjesë e një komuniteti të madh të profesionistëve të angazhuar në jetën sociale dhe profesionale të qytetit. Ky projekt kishte për qëllim të përcillte një mesazh të fortë se në Tiranë dhe në universitetet e saj, të rinjtë janë të vlerësuar dhe të inkurajuar të ndjekin ëndrrat dhe objektivat e tyre. “Mirësevjen Party 2023” është hap i parë drejt një rrugëtimi të madh drejt suksesit dhe zhvillimit personal dhe profesional.

Gjatë ditës erdhi për të vizituar panairin dhe për të zhvilluar një bisedë me të rinjtë Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj dhe Ministri i Rinisë Znj. Bora Muzhaqi.  Kryetari dhe Ministria u shoqëruan  për tour takimesh nëpër stenda, ku çdo pjesëmarrës prezantoi punën e tij dhe e mbyllën vizitën e tyre me një fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhje me të rinjtë pjesëmarrës në shkallët e jashtme të Piramidës së Tiranës.   Në mbrëmje të gjithë të rinjtë dhe pjesëmarrësit u zhvendosën tek zona e parkut të Piramidës, ku u zhvillua dhe festa deri në orën 00.00.

Objektivi afatgjatë i ““Mirësevjen Party 2023”” është të ndihmojë në socializimin e studentëve të rinj në jetën kulturore dhe sociale të Tiranës. Përmes prezantimit të mundësive dhe kontakteve të reja, ky projekt ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve mbi burimet dhe mundësitë e tyre të ardhshme profesionale. Nëpërmjet kësaj tradite të re të informimit dhe mikpritjes, studentët do të kenë mundësinë të ndihen të vlerësuar dhe të inkurajuar për të ndjekur ëndrrat e tyre, ndërsa organizatat do të kenë mundësinë të shpërndajnë njohuritë dhe inovacionet e tyre me të rinjtë. Për më tepër, “Mirësevjen Party 2023” synon të përmirësojë standardin e orientimit dhe ndihmës për studentët, duke i ndihmuar ata të kenë një fillim të mirë të udhëtimit të tyre në karrierë dhe të ardhmen e tyre në Tiranë dhe jashtë saj.