Aboneja e studentit

Në total çdo muaj hidhen në treg mbi 20 mijë abone studenti sipas Bashkisë së kryeqytetit.
Për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Bashkia bën me dije se pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë:
– kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”
– kioska tek 9 – katëshet , rruga “Barrikadave”
– kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”,
– kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.
Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton personale.
ABONE FALAS
Pas dy viteve që udhetojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhetojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.
Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialiste, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentet që studiojnë në Tiranë. Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionar edhe gjysmën e pagesës për konviktet,
duke ua lehtësuar jetesën në kryeqytet studentëve.